Çmimi i energjisë elektrike do të kapë vlerat më të larta pas shifrave të marsit të këtij viti. Blerja e energjisë për 7 ditët e para të muajit gusht i ka kushtuar qeverisë 18 milionë euro.
Për ekspertin e energjisë Lorenc Gordani, mos përfshirja e Shqipërisë direkt në bursë, ka kosto të mëdha.
Për edicionin e lajmeve në MCN tv, ai tha se nëse do të ishim pjesë e saj, 30-40% e kostove do të ishin më të ulta, nëse ne do të blinin direkt në bursë.
Tanimë çmimet e energjisë për fatura po bëhen gjithnjë më të ndjeshme kjo për faktin se energjia shitet ne bursë, dhe meqë ne nuk jemi pjesë e kësaj burse por diferenca është edhe për faktin se ne ndjekim edhe me kontrata bilateralë, pra nëpërmjet trade-ersave.
Kështu qëe po të ishin pjesë e bursës, ne do të kishim mundësi të blinim në ato orare, me projeksione te caktuara, të cilat të ndihmojnë dhe ka rrezik operacional edhe në momentet kur dikush blen në bursë, edhe pse bursa do të ketë gjithmonë luhatjet e veta.
Nëse je lojtar i bursës në tërësi, ke mundësi që të rikuperosh në një moment tjetër. Këto janë në macro, dy diferencat e jashtëzakonshme, të pakrahasueshme midis tyre.
Diçka të tilla se sa mund te humbasim Shqipëria që nuk është në bursë, nuk mund ta kuantifikojmë, sepse është e pamundur, por mund të them se ndoshta 30-40% e kostove do të ishin më të ultë, nëse ne do të blinim direkt në bursë. Kjo ka edhe një komponentë me 10% të fitimit të kompanive të energjisë, kështu që në çdo rast diferenca është e jashtëzakonshme.
Më tej, Gordani, thotë se 50% do të ishte fitimi i asaj që do të shisnim nëse do ishim pjesë e bursës, gjë që në këtë aspekt Shqipëria është e vonuar.
Përtej faktit se edhe ne shesim energji, duke qenë se Shqipëria ka një prodhim publik tërësisht hidro është një prodhim që vjen nga kaskada e Drinit, pra është si të thuash energjia më optimale për të shitur vetëm në momentin që arrin pikun e energjisë, të çmimit të energjisë në bursë. Pra, fitimit do të ishin të shumanshme, mund të them ndoshta rreth 50% mund të ishte fitimi i asaj që ne shesim , nëse ne do ta shisnim në bursën e energjisë, se do e shisnim vetëm në momentin brenda ditës.
Pra, këto do të ishin fitimite duke qene se Shqipëria do të bëhet pjesë e kësaj burse, dhe unë do te thoja se në atë moment kur të behet , politikanët shqiptarë do e glorifikojnë si një moment lavdie, kur ndërkohë ne kemi humbur vite duke paguar, sidomos këtë vit, kur tashmë çmimet kane arritur nga 7 ne 10 fish.
0 Comments: