Partia e Lirisë nëpërmjet koordinatores antikorrupsion Briseida Shehaj, denoncoi të tjera të dhëna lidhur me aferën e inceneratorëve, për të cilat tha se do të dërgohen në SPAK.
Shehaj deklaroi se bëhet fjalë për një punonjës që ka nisur karrierën e tij në inceneratorin e Elbasanit, më konkretisht me inicialet E.B., 29 vjeç.
Ajo tha se punonjësi filloi me një kontratë huaje që bëhet fjalë për 500 mijë euro të dhënë nga kompania "Integrity".
Më pas është kontrata e qirasë dhe ajo e revokimit që kjo kompani i jep tokën 8500 metra katror dhe më pas e revokojnë këtë kontratë. Më pas kemi kontratën që kompania e shet tokën 8500 metër tek ky punonjës 195 milionë lekë të vjetra. Më pas kemi një certifikatë pronësie. Kemi një prokurë të përgjithshme në 22 shkurt dhe në 25 shkurt kur këtij i jepet e drejta të bëjë transkasione.
Kemi prokurë që ky zotëria autorizon dy individë malazezë për të hapur një kompani në Mal të Zi. Zoti punonjës nga një punonjës i thjeshtë u bë pronar me tokë, mori para nga shteti dhe nga fondet e BE dhe del pronar në Mal të Zi.
Në vitin 2020, kompania e Klodian Zotos bën një kontratë shërbimi me një kompani Ysos, e krijuar në emër të një personi tjetër, por edhe këtë kompani e administron sërish ky punonjës.
Shehaj i bëri thirrje SPAK që të hapë regjistrin e noterëve, duke thënë se do të shohin jo vetëm këtë punonjës, por edhe emra të tjerë në hetim apo të arrestuar që kanë hapur kompani në Mal të Zi përmes këtij procesi me prokurë të bërë në Shqipëri.
Në këto dokumente do ia kalojmë SPAK, por edhe zonjës Belinda Balluku, por edhe Edi Ramës, i cili nuk sheh çfarë firmos. Balluku duhet të kishte penguar këto transaksione.
Nga ana e tij deputeti Petrit Vasili deklaroi se SPAK do jetë i detyruar të veprojë, duke shtuar se ka një mal me dokumente dhe se bëhet fjalë për vjedhje të paimagjinueshme.
Një rrjet mafioz që ka pasur mbështetje kreun e qeverisë që në mënyrë kapilare ka paralizuar shtetin, që nuk kontrollonte, nuk monitoronte, nuk hetonte, qoftë hetimi tatimor, apo Policia Kriminale, që mund të hidhnin dritë. Është një skemë e tillë, për të cilën demaskimi publik e depozitimi në drejtësi janë dy rrugë pa kthim.
0 Comments: