MC Networking

Dede: E pafalshme ajo që bëri Mehmeti, e thashë që Partizani kishte fat

Trajneri Nevil Dede, duke analizuar eliminimin e Partizanit nga Conference League, tha se kampionati shqiptar tregoi se niveli nuk është i duhuri për Europë.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede deklaroi se është e pafalshme që një lojtar të merret në merkato dhe të fusësh në fushë e të luajë keq.

Dede tha se e kishte paralajmëruar që në ndeshjen e parë që Partizani kishte shumë fat dhe shtoi se trajneri Mehmeti kishte ndërtuar vetëm strategjinë e kundërsulmit.

Po e ngremë Saburtalon lart, sikur ishte Real Madridi. Të analizojmë atë që bëri Partizani. Mehmeti e ka përsëritur disa herë që në merkato mund të gabohet dhe unë e pranoj këtë, por të luajë dikush keq nga ata që ke marrë në merkato, kjo është e patolerueshme. Klubet shqiptare duhet ta kuptojnë, që në Europë duhet pragmatizëm maksimal. Duhen paratë. Duhet të arkëtohen paratë. Ne përgatitemi gabim.

Niveli i kampionatit shqiptar, tregoi se nuk është i duhuri për në Europë. Mehmeti kishte ndërtuar vetëm strategjinë e kundërsulmin. Kundërshtari nuk ishte i mirë në finalizim. Kjo tregon që nuk ka ardhur Real Madridi, por ne i kemi falur atij. Ne rrimë presim në mbrojtje. Unë pas ndeshjes së parë e thashë, që Partizani kishte shumë fat dhe ashtu ishte. Partizani nuk duhet të shkonte deri te penalltitë, se nuk mund të ketë gjithmonë fatin me vete.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top