Historiani dhe teologu Olsi Jazexhi duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se Esat Pashë Toptani është një figurë historike e Shqipërisë së shekullit të XX.
Madje ai shprehet se po të mos ishte Esati Shqipëria sot do kishte humbur Shkodrën.
Jazexhi tha se myslimanizmi ishte faktori që bashkoi fiset toske dhe gege në Shqipëri.
Emrat e Jugut deri sot e kësaj dite tregojnë për një prezencë të madhe të elementit vllaho, bullgar, serb dhe grek. Ishte islamizimi dhe vërshimi i fiseve gege që imponuan procesin e shqiptarizimit. Skënderbeu ka qenë fenomen i huaj për Jugun. Edhe Ismail Qemali gruan e kishte greke. Sot që flasim kemi shumë figura publike që dalin, goran, vlleh. Kemi qenë multietnik sepse kështu ishte natyra e Perandorisë Osmane. Shqiptaria që shohim sot u formësua në shekullin e XX. Faktori që bashkoi fiset toske dhe gege ishte myslimanizmi. Për Veriun ne duhet të falënderojmë Esat Pashë Toptanin. Nëse ka pasur një figurë historike Shqipëria e shekullit të XX-të ai është Esat Pashë Toptani. Sikur të mos ishte Esati ne sot s’do kishim Shkodrën”.
0 Comments: