MC Networking

Shkodra: Ekonomia shqiptare në tranzicion të plotë! S’ka asnjë strategji për biznesin prodhues industrial

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra, e cilëson ekonominë shqiptare në tranzicion të plotë dhe se nuk e ka kaluar akoma post-tranzicionit.

Ai thotë se në ekonominë në tranzicion, prodhohen profile sipërmarrësish dhe sektor të lehtë të kollajtë dhe se ne nuk bëjmë asgjë sa bën pjesa tjetër e Ballkanit.

Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ai tha se maqedonasit janë më të zhvilluar se ne, pasi kanë një vëmendje të shtuar ndaj industrisë prodhuese, se nuk bënë atë që bëmë ne keq, që prishëm gjithë fabrikat dhe kulturat e prodhimit dhe kaluam në atë që bëhet më thjesht, bar-restorant dhe ndërtim.

Ndërsa pjesa prodhuese natyrisht që do një njohuri shumë të madhe se ku do marrësh lëndën e parë. Në çdo sektor kemi profile shumë të mira, përpunim shumë të mirë të ushqimit.

Përveç produkteve me origjinë shtazore që nuk i eksportojmë dot për shkak të sistemit shtetëror. Ne eksportojmë, vaj, produkte deti, prodhojmë çajra, ne kemi sot lidera të sektorëve të ndryshme prodhues, që kanë kapur supermarketet e Europës.

Ne kemi sot prodhim dinjitoz. Është prodhuar dhe krah robotik. Ne inovacioni po na vjen si zhvillim botëror dhe kemi dy mundësi, ose të na përplaset në fytyrë ose ta përqafojmë. Ky individ e ka përqafuar.

Krahu robotik është për çdo industri. Fatkeqësisht tek ne flitet shumë për vrasje, makabritete, politikë, por nuk flasim sot për çudira që bëjnë shqiptarët dhe që i eksportojnë.

Me Ballkanin jemi aty-aty, kemi të njëjtin start, ndonëse Serbia duket se ka avancuar në procesin e integrimit, por në natyrën ekonomike jemi aty-aty. E masë me të dhënat që ne kemi për kapje tregjesh, për kapacitet prodhues, punësimin, papunësinë.

Ajo që ne i kemi kërkuar vazhdimisht qeverisë, jemi pro çdo marrëveshje dy palëshe, tre palëshe. Para se të bëjmë një marrëveshje, duhet të shohim profilin e ekonomisë tonë, kur ta bëjmë një marrëveshje të përfitojmë prej saj.

Para politikës publike, duhet të bëjmë një matje të efektit. Unë e masë sa shumë e mbështet një qeveri biznesin. Nëse sistemi vendor i joni e merr delegacionin e biznesit dhe e çon atje, është diçka krejt tjetër.

Nuk kam parë biznese shqiptare të organizuara nga shteti të shkojnë në bllok. Politika ka detyrë ti lehtësojë në aksesimin e tregjeve të tilla.

Duhen shumë para për të investuar në fushën e prodhimit ka dhe shumë risk, kërkon dhe kohën e vetë për tu implementuar. Nuk ka asnjë lloj strategjie si ta shtyjmë biznesin prodhues industrial.

Ne duhet të bëhemi autonom, në ushqim, pije, materiale ndërtimi dhe aty ku kemi lëndën e parë. Do të doja që të kishim një strategji të rimëkëmbjes post-pandemi duke u bazuar në industrializim.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top