MC Networking

7 korriku, Papa: Protestë qytetare dhe jo demonstratë! Nëse ambasada e SHBA nuk reagon do të thotë që mbështet Berishën

Gazetari dhe autori i emisionit “Focus” Robert Papa tha në studion e lajmeve në MCN TV se Berisha ka një vit që ka ringjallur shpresën në kampin opozitar, dhe  shton se sipas këndvështrimit të tij demokratët e shohin Berishën si të vetmin që nuk i shet protestat siç bënte Basha.

Është momenti deciziv për opozitën dhe qeverinë. Rama nuk ka marrë pjesë në festimet e 4 korrikut, duke e pozicionuar vendin tonë në pozicionin anti amerikan. Berisha ka 1 vit që ka ringjallur shpresën nga kampi. Te Berisha shohin dikë që nuk i shet protestat që nuk bën pazare si Basha. Çdo shqiptar që nuk ndihet mirë duhet të dalë të protestojë. Por pensionistët, mësuesit nuk ndihen mirë. Infalcioni është i madh. Të tregojnë që janë aty janë gjallë janë kundra dhe nuk pranojnë një njeri të mbajë peng vendin.

Nuk besoj shqiptarët janë të zgjuar, mund të ketë. Me çfarë pashë do të jetë një protestë qytetare, nuk është demonstratë. Varet nga reagimi. Iu bë një propozim, ata policë do të jenë të filmuar, të mos vendosin gjoba pasi gjerat do të ndryshojnë. Mbaj mend në 1990 thuhej policia është me ne. Dhe policët  vihen në pozicion të vështirë, por ata vuajnë vetë dhe nga ana tjetër janë njerëzit e tyre.

Përsa i përket inceneratorëve dhe fakteve të nxjerra nga LSI, Papa tha se ato nuk janë të reja por gjithsesi mbeten skandaloze. Gazetari shtoi se në këtë çështje është përfshirë edhe Veliaj.

Këto që kanë dalë nga LSI nuk janë të reja, ata njerëz janë dënuar. Janë fakte skandaloze, por nuk mendoj se ka një shqiptar që nuk e di që ka korrupsion. Pasdiskutim asgjë nuk kalon pas firmën e sekretarit të përgjithshëm të Ramës. Në këtë batak është dhe Veliaj.

Se kuptoj pse këtu nuk ka kufizim mandati.

Nuk jemi vend i varfër jemi vendi i vjedhur. Shelli ka ardhur nuk paguan asnjë taksa. Pasuria është e të gjithëve. Kemi naftë krom.

Nuk e shoh ashtu, mbase kanë problemet e veta, se ka pasur dosje në SPAK për Kryemadhin. Skandal janë këto që një çift pensionistësh paska një koMpani 30 mln euro. Berisha është i vetmi që i thotë. Një nga ato pensionista qënka kuRshëri me një nga ministrat e Ramës. Nëse do ndodhte jashtë shtetit minimumi do jepte dorëheqjen ministri i sferës. Duket sikur ai që vjedh më shumë duket më i zoti. Prishja e raportit të vlera është gjëja më e tmerrshme. Oligarkët nuk janë vlera e Shqipëri por ai qytetari, shqiptari i thjeshtë.

Është një lloj protokolli nëse kanë informacion që mund të ketë dhunë ambasada nuk del. Fakti që s’ka dalë ka të bëjë me mos vajtjen e Ramës në 4 korrik dhe nqs se ajo nuk del do të thotë  që ajo haptaz mbështet Berishën dhe protestën qi ai bën. 

Kabllot prej kohësh nga Tirana në Ushington janë denigrues për Ramën. Amerikanët nuk falin.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top