Granit Sokolaj, nga Qendra Alert, tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se lidhur me kushtet e papërshtatshme në të cilat tregtohen produktet ushqimore, përgjegjësinë kryesore në Tiranë e mban bashkia.
Fajtori kryesor është bashkia. Në gjithë botën shitet në ambiente të hapura. Ka faj edhe AKU, që mund ta gjobisë bashkinë që lejon tjetërsimin e kushteve. Në lidhje me AKU, tregu i Kombinatit nëse flasim për subjekte të licencuara, çdo kriminel bën krim. Me NIPT apo pa NIPT. Në tregun e Kombinatit ka dyqane që lëshojnë faturë, pra kanë NIPT. Pse u dashka të ketë NIPT, kur një inspektor kalon aty, nuk i sheh? Përgjegjësi e bashkisë është edhe ndotja përreth tregjeve. Fruta-perimet kanë riskun më minimal. Por çështja është çfarë pesticidesh kanë ato.
0 Comments: