MC Networking

Temperaturat deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë, si pasojë e masave ajrore Afrikane do të jetë sërish në mbiozterimin e motit te kthjellët dhe të nxehtë në gjatë gjithë paradites por orët e pasdites sjellin kalime vranësirash të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta por pritet grumbullim i vranësirave ne zonat malore përgjatë kufirit Lindor duke sjellë rrebeshe afat-shkurta shiu.

Gjatë natës do të këtë përmirësim të motit duke bërë që i gjithë territori të jetë i kthjellët.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 39°C.

Era do te fryjë mesatarisht me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar ne det dallgëzim 1 – 2 balle.

Rajoni dhe Europa

Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare mbi Ishujt Britanikë do te sjellë reshjet të debndura shiu si edhe stuhi të forta ere.

Po ashtu, stuhite tropikale do të vijojnë në Europën Qëndrore duke bërë qe rrebeshet e shiut dhe mini-stuhitë e breshërit të jene prezente ndersa e gjithë pjesa tjeter e kontientit Europian do të jetë nën ndikimini e valëve të nxehtit Afrikan duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe të nxehtë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Temperaturat deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.