Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me ngjarjen e sotme ku dy zv.drejtorë policie janë dërguar në arrest shtëpie dhe 6 efektivë të tjerë janë pezulluar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
Ajo tha se ata shpërdoruan detyrën duke mos thënë faktet e vërteta se si ka ndodhur krimi, ndërsa theksoi se çështja shkon përtej këtyre masave dhe këtyre personazheve, pasi sipas saj duhet të arrestohen dhe të tjerë duke shkuar më lart tyre.
Ka vendosur të dwrgojw në arrest shtëpie dy zv.drejtorë policie kohë kur u vra Pjerin Xhuvani, ngjarje e rëndë ku u përplasën militantë të dy partive politike. Ajo ngjarje ndodhi në prezencën e të dy zvdrejtorëve Nikollaq Papën dhe Albert Nushi, ndaj tyre rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës pra ata devijuan ngjarjen. Vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 25 prillit e kemi ngritur si shqetësim që policia nuk e parandaloj këtë ngjarje.
PD kishte mbledhur rreth saj zyrtarë police dhe personazhe komande dhe pretendonte se me ta mund të mbronte votat, kjo strukturë që në Elbasan drejtohej nga Arjan Hoxha arrin të ndalojë një automjet me dyshimin se aty kishte materiale zgjedhore ku Mehmet Greca blinte vota në favor të PS. Në ndihmë të Mehmet Greca u thirrën disa personazhe mes tyre dhe Pjerin Xhuvani ku në përplasjen që patën gjeti vdekjen Xhuvani.
Shpërdoruan detyrën sepse nuk thanë fakte të vërteta. Kush qëlloi ndaj kujt kjo ishte e gjithë çështja. Janë pezulluar dhe 6 inspektorë policie por nga ana tjetër nuk kemi pezullim apo urdhër arreste për Ardi Veliu, drejtorin e kohës, që doli me zë dhe me figurë në praninë e prokurorit të cështjes, që mohoi të kishte patur materiale zgjedhore në makinë. Në fakt, rezultoi krejt e kundërta. Ky është diskutimi. Pavarësisht këtyre masave mendoj se ka personazhe të tjera që duhen arrestuar. Pra këta nuk janë të vetmit personazhe duhet të shkohet dhe më lart.
0 Comments: