Teologu Samad Ahmed Ghori deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se Islami s'ka probleme me gratë, por disa myslimanë po.
“Jo Islami. Ndoshta disa myslimanë po” , u shpreh teologu.
Ndërsa u pyet mbi martesën e profetit me Ajshen, 6 vjeç, Ghori tha se ka argumente bindëse që kjo histori është e pavërtetë.
Unë mendoj që është e pavërtetë martesa me Ajshen 6 vjeç. Kemi argumente shumë bindëse. Nuk mund të marrim vetëm një rrëfim. Vet Ajshia tha lexojeni kuranin dhe shikojeni profetin. Ju merrni një thënie kontraverse dhe një thënie tjetër që është e pastër dhe e qartë, s’ju bën përshtypje”.
Teologu sqaroi edhe shprehjen e profetit që “ferri është i mbushur me gra”.
Profeti e ka treguar arsyen, sepse thotë që përgojojnë njëra-tjetrën. Flet për ato gra që jetën e kalojnë duke përgojuar. Njeriu i parë që do e mbështeste profetin ishte grua, Hatixhja, bashkëshortja e tij. Kur u martuan këta të dy, profeti 25, Hatixhja 40. Profeti një njeri i thjeshtë, Hatixhja një tregtare e pasur. Ajo duke parë ndershmërinë e profetit i thotë që gjithçka që kam është e jotja”.
0 Comments: