Gazetari Klodian Tomorri e konsideroi një skandal të përmasave të jashtëzakonshme tentimin për grabitjen e pronave të ushtrisë. Duke folur në MCN Live Tomorri tha se ndaj pronave janë vërsulur interesa private dhe batërdia ka qenë aq e madhe saqë nuk është pyetur për ligj, që parashikon marrjen e firmës nga Presidenti. Gazetari bën me dije se në total janë tentuar të tjetërsohen 137 hektarë, që nëse do ishte finalizuar, FA-së do t’i ishin reduktuar kapacitetet mbrojtëse.
Ajo që ka nddhur është një skandal i përmasave të jashtëzakonshme, u tentua grabitja e pronave të ushtrisë në kundërshtim të qartë me ligjin. Është tentuar të privatizohen 60 për qind e pronave pa i nxjerrë nga plani i përhapjes, pa marrë firmën e Presidentit. Ministri i Mbrojtjes pranoi që po, në ato prona që janë tentuar për t’u privatizuar, kanë qenë pjesë e planit të përhapjes, kjo është arsyeja pse kjo ëështje ka kaluar në orbitën e drejtësisë. Ndaj pronave janë vërsulur interesa private që duan t’i tjetërsojnë dhe t’i marrin. Babëzia ka qenë aq e madhe sa që nuk kanë pyetur për ligj. Nuk kanë pyetur që pronat e ushtrisë kanë një kriter ligjor aq të fortë sa që edhe pronarit nuk mund t’i kthehen pa firmën e Presidentit të Republikës. Nga 2015-ta ka qenë një tentativë për baterdi të sipërfaqeve të marinës detare, janë 137 hektarë që janë tentuar të tjetërsohen. Ka interesa shumë të forta ekonomike. Në kohën e Berishës, për 7 hektarë në Lalëz, PS ka dalë dhe ka sulmuar publikisht, duke e konsideruar qeverinë si të korrupuar. Me ardhjen e PS u tentuan të privatizohen 137 hektarë, gati 20 herë më shumë. Tashmë me sa duket, për fatin e mirë të publikut, ndoshta s’do të realizohet për shkak të hetimeve të nisura nga SPAK. Nëse tentativa do ishte finalizuar, Forcës Detare do t’i ishin reduktuar në mënyrë domethënëse kapacitetet e mbrojtjes”.
Tomorri u shpreh se bizneset duan të ndërojnë në pronat e ushtrisë, pallate, vila dhe fshatra turisistikë, nga Saranda, në Shëngjin dhe Pashaliman. Sipas gazetarit ky operacion kap shifrën mbi 130 milionë euro. Gazetari tha se kjo çështje nuk do të kalojë lehtë dhe do të ketë koka që do të bien.
Kur korrupsioni hyn në ushtri, nuk kalon dot aq lehtë. Kjo çështje nuk ka për të kaluar aq lehtë. Korrupsioni në Forcat e Ushtrisë gjithmonë ha koka, në nivele të larta. SPAK-u dhe organet ligjzbatuese mund të zvarrisin proceset e hetimi, por s’kanë nga shpëtojnë. Janë të detyruara të bëjnë një hetim gjithpërfshirës për të nxjerrë përgjegjësitë ligjore aty ku ka. Është cështja e pronave, janë tenderat, duke nisur nga muzeu sekret në Bërzhit. Do të ketë koka që do të bien. Mendoj se një pikë kritike në këtë situatë mbetet se kush do të jetë Presidenti i ri i vendit. Deri tani procesi ka qenë një farsë, ku mazhoranca ka bërë sikur i ka lejuar opozitës të propozonte kandidaturë. I gjithë teatri ishte thjesht show për konsum politik dhe kaq. Nëse Presidenti i ri do bëhet palë në këtë proces...”.
Teksa u ndal te emri i Mimi Kodhelit si kandidate për Presidente, Tomorri tha:
Do të ndodhë cirkuit i mbyllur. Një ministre e Mbrojtje gjatë kohës së të cilës kanë lindur këto historitë për tjetërsim pronash, emërohet Presidente, atëherë risku është më i madh”.
0 Comments: