MC Networking

Kupa shkon në Shkodër, Vllaznia mposht Laçin dhe kualifikohet në Europë

Vllaznia është fituesja e Kupës së Shqipërisë, për të dytin vit radhazi.

Shkodranët triumfuan ndaj Laçit në finale me rezultatin 2-1, për të marrë trofeun. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, ndërsa në shtesa ishte Mevlan Adili, i cili me një supergol nga jashtë zone, i dha avantazhin kuqebluve dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund. 

Një sukses i dyfishtë për Vllazninë, që përveç Kupës, siguron edhe kualifikimin në Europë, pasi në kampionat u rendit në vendin e pestë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top