MC Networking

Shundi: Jo çdo aktor meriton të quhet artist, lufta mes profesioneve ekziston në çdo fushë

Aktori Naun Shundi i cili pak ditë më parë mbushi 63 vjeç dhe kolegët e suprizuan, flet për moshë të bukur, ndonëse shprehet se disa të tjerëve mund të mos i’u duket, pasi thuhet se pas 60-ve fillon një lloj disheze.

Ai tha për emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos se shpreson që të mos ketë fatin e keq, që këtë dishezë ta përjetojë negativisht.  

Shundi shtoi se nëse do i bëjë analizë vetes, ndihet i i kënaqur se shumë gjëra e kanë mbushur, siç tha se është i pakënaqur se ka bërë shumë budallallëqe.

Budallallëku në jetë, është një faktor që të bën të gjykosh mbi budallallëkun tënd dhe mbase të bën më të mençur dhe më të kudjesshëm. Pretendoj se budallallëqet më kanë bërë më të mençur.

Jam i kënaqur me veten që Zoti më ka dhënë këtë orientim dhe jam i kënaqur që kam dëgjuar zërin tim të brendshëm që kam zgjedhur këtë rrugë. Nuk di sa më i kënaqur do isha nëse do kisha zgjedhur një rrugë tjetër.

Jam i kënaqur me veten për këtë lloj orientimi që i kam dhënë vetes. Ndonjëherë dominojnë në koshiencën ose subkoshiencën, elementët që kanë të bëjnë me vështirësitë e zanatit, se sa kënaqësitë që të jep ai lloj zanati që ti do të bësh.

Unë e vë në dyshim, se jo çdo aktor meriton të quhet artist. Artist është titull, nuk është profesion, aktori është profesion. Artisti është kategori tjetër.

Duam s’duam ne aktorët, duke qenë persona publikë, gjithmonë kemi vëmendjen e publikut, jo vetëm në skenë. Konflikti, lufta me njeri tjetrin, pse e bëre ti rolin, është e natyrshme.

Ne jemi në qendër të vëmendjes se jemi persona publik. Mjekët nuk janë xheloz për njeri tjetrin? Na ka ndodhur të tërëve. Marrim elektriçistët, kur të vjen një elektricist për një prizë, të thotë që ai që ta ka bërë, e ka bërë gabim.

Lufta mes profesioneve ekziston në çdo fushë, por ne jemi të përgojuar, sepse njihemi.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top