Gazetari Nebil Çika në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me dështimin e procesit për zgjedhjen e Presidentit për të cilin u shpreh se situata paraqitet konfliktuale, ndërsa theksoi se opozita nuk është treguar e qartë.
Sa i përket kandidaturave, Çika u shpreh se shpresonte shumë në një kandidaturë të pranueshme për të dyja palët, ndërsa veçon si të tillë emrin e Visar Zhitit.
Sa për negociatat pata besim se për shumë shkaqe politike apo të kontestimit të zgjedhjeve do të kishim një reflektim në mandatin e tretë për një balancë të pushteteve dhe presidenti do ti lihej opozitës me konsensus të maxhorancës. Kjo nuk ndodhi, aktualisht jemi në një proces konfliktual, ku maxhoranca shprehet se pretendon një president jo të vetin por ajo që shihet është se opozita nuk është treguar e qartë.
Unë kisha besim te kandidaturat që Rama do pranonte një kandidaturë të pranueshme dhe si gazetar kam mbështetur në media një figurë të shquar si Visar Zhiti, një figurë tillë do ishte e pranueshme edhe për Ramën. Unë kam dashur Visar Zhitin, ai i përafrohet më shumë kritereve për kreun e shtetit, ka marrë një përkrahje të madhe në media. Nuk e di nëse është apo jo ai, por mendoj se Zhiti do ishte i pranuar nga të dyja palët për shkak të figurës dhe sjelljes së tij.
Më tej ai deklaroi se nga burime të tijat Partia Demokratike deri dje në darkë nuk ka pasur ndërmend të çojë një emër. Sipas tij brenda PD ka nisur lufta për protagonizëm dhe nuk janë të përqendruar tek zgjedhja e presidentit.
Ata pretendojnë që PS të pranojë marrëveshjen. Palët kanë ngecur, por deri mbrëmë PD nuk ka pasur ndërmend të çojë një emër. Duket se brenda PD ka nisur lufta për protagonizëm, ata janë të interesuar për interesat e tyre sesa për procesin e zgjedhjes së presidentit.
0 Comments: