MC Networking

Zusi: Rritja e monedhës vendase në kohë krize, akt mafioz! SPAK të hetojë

Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve Alban Zusi, thotë se produktet shqiptare brenda vendit janë mjaft konkurruese dhe se tërhiqen përditë nga raftet e supermarketeve.

Për emisionin MCN Economy, ai deklaroi se ato që arrijnë që të eksportohen janë konkurruese në tregjet ndërkombëtare dhe të vlerësuara.

Por sipas tij, problemi është me produktet që ende nuk eksportohen, duke sqaruar se kjo ndodh jo se nuk janë cilësore por se autoritetet shqiptare nuk kanë zgjidhur problemin e dhënies së garancive përballë autoriteteve të Bashkimit Europian.

Për një muaj mund të kemi përgjigje pozitive për integrimin dhe ky është lajm sa i mirë edhe i keq për ato produkte shqiptare që nuk e kanë gjetur rrugën e eksportit drejt BE, produktet blegtorale dhe shtazore.

Në kuadër të këtij integrimi autoritetet shqiptare duhet t’i bëjnë këto produkte të besueshme. Autoritetet duhet të ndërtojnë sistemin e regjistrimit, monitorimit për sëmundjeve që kërkon Bashkimi Europian, planet e analizave dhe të japin informacione në përputhej me detyrimet e autoriteteve shëndetësore.

Mund të duket punë e komplikuar por është fare e thjeshtë, punë ekspertësh. Duhen bërë rregullisht detyrat që kanë për të bërë inspektoriatet në terren dhe duhet të jepet prova që sistemi sanitar shqiptar në Ministrinë e Bujqësisë është në gjendje të kontrollojë territorin dhe të japë garanci se produktet shqiptare, mund të tregtohen në Bashkimin Europian.

Në momentin që jemi pjesë e BE, këto produkte jo vetëm nuk eksportohen, por nuk tregtohen dot as brenda vendit. Mund të çohet në situata të mbylljes së bizneseve, siç ndodhi në rastet e Bullgarisë dhe Rumanisë. Kompanitë shqiptare i kanë standardet janë ndër më të mirat e rajonit. Problemin e kanë institucionet prodhuesit e kanë arritur cilësinë.

Biznesi shqiptarë në masën mbi 70% është i integruar në tregun e BE, me standardet dhe cilësinë për të dokumentuar cilësinë, por sektorët e garantimit të sigurisë ushqimore duhet të bindin BE për cilësinë.

Zusi shtoi më tej se prodhuesi shqiptar e blen lëndën e parë të mishit në vend me taksë 10% dhe konkurron me vendet e huaja për produktet e mishit që vjen me taksë 0%.

Ai tha se bizneset kur fitojnë, 90% të fitimit e çojnë në riinvestim.

Kursi i këmbimit është një krim i cili duhet të analizohet seriozisht nga institucionet. Këtu duhet të ndërhyjnë institucionet e hetimit. SPAK duhet të hetojë Bankën e Shqipërisë për këtë që po ndodh.

Fuqizohet monedha e një vendi kur rritet ekonomia e një vendi. Rritja e monedhës është akt mafioz që po ndodh nën monitorimin e dikujt. Kjo është shkatërrim për eksportet shqiptare dhe për prodhuesit vendas.

Nuk ndodh që kur një vend është në krzië të fuqizohet monedha vendase. Pa rritje ekonomike të fuqizohet monedha? Kjo duhet hetuar pse po ndodh dhe çfarë po ndodh!

Dëmi ekonomik që po i shkaktohet biznesit vendas, është shumë i madh. Dikush të më dëgjojë dhe të fillojë hetimet kryesisht se ky është një krim i pastër ekonomik.

Zusi deklaroi se nuk ka ekonomi pa eksport dhe se ekonomitë e mbyllura janë të destinuara që të vdesin.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Zusi: Rritja e monedhës vendase në kohë krize, akt mafioz! SPAK të hetojë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.