MC Networking

Rriten kostot e ndërtimit/ Dervishi: Çmimi i çimentos ka shkuar nga 70 ne 120 euro/ton

Bashkë me rritjen e çmimeve të jetesës ndryshime kanë pësuar edhe çmimet në ndërtim.

Në emisionin “MCN economy", sekretari përgjithshëm i Shoqatës së Ndërtuesve Shqiptar, Arben Dervishi, tha se kostoja e ndërtimit është shumëfishuar.

Sipas tij, krahas çmimit të hekurit, edhe çmimi i çimentos ka shkuar nga 70 € sa ishte në 120€ për ton.

Pos rritjes së këtyre çmimeve, Dervishi thotë se problem madhor mbetet mungesa e fuqisë punëtore.

Çmimi i hekurit është në rritje, kostot e saj zënë deri në 40% të vlerës totale. Pas hekurit kemi rritjen e çmimit të çimentos, i cili ka shkuar nga 70 € sa ishte në 120€ për ton, pra sot ka vajtur në këtë çmim.

Por këtyre ka rritje të të gjitha materialeve të tjera që janë pjesë përbërëse që ndikojnë në koston strukturore të një ndërtimi.

Po ashtu sot po përballemi me mungesën e fuqive punëtore, ka mungesë të theksuar tregu. Mund të ketë në sektorin e bujqësisë fuqi punëtore, por sektori i ndërtimit ka nevojë për fuqi punëtore, s’kemi specialistë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top