Tre ditë më parë një 19 vjeçar humbi jetën në portin e Durrësit teksa ishte duke punuar. Ky është rasti i fundit i regjistruar në këto ditë.
Pse shkaktohen aksidentet në punë dhe a mund të parandalohen?
Lidhur me këtë, përgjegjësja e Sektorit të Mbikëqyrjes së Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, Eda Beqiri, tha në studion e “MCN live”, se kur ndodh aksidenti do të thotë se diçka në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë çalon.
Në rastet kur aksidentet janë me pasojë vdekjen, normalisht lajmërohet policia, prokuroria dhe organet tjera.
Pa pasoja të rënda janë shoqëruar me paralajmërim nga inspektorati i punës. Janë marrë masa nga punëdhënësi për përmirësimin e situatës. Kur inspektori i punës e ka konsideruar, janë marrë masa për rifillimin e punës,
Një 19 vjeçar nëse është i siguruar ka filluar punë normalisht, gjëja e parë që bën inspektori është shkarkimi i listpagesës për të vërtetuar nëse është i siguruar. Një punonjës unformal nuk përfiton asnjë të drejtë nga sigurimet shoqërore.
Kur ndodh aksident, apo incident, do të thotë se diçka në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë në këtë ndërmarrje nuk ka funksionuar ose nuk janë marrë masa konkrete nga punëdhënësi
Sa i takon trendit të aksidenteve, statistikave të vitit të kaluar, sipas Beqirit, ato kanë përmbyllur rreth 200 aksidente duke përfunduar me 31 vdekje.
Për vitin 2021 kemi një ndërgjegjësim të punëdhënësve për deklarimin e incidenteve të ndodhura, dhe në fillim të këtij viti, ne kemi numër shumë të lartë të deklarimeve të ndodhura në punë. Viti 2021 nga 178 aksidente ka përfunduar me vdekjen e 31 personave, kryesisht nga sektori i ndërtimit, elektricitet, ujë, gaz dhe miniera.
0 Comments: