MC Networking

Hoxha: S’bëhet asgjë për dramaturgjinë shqipe, alibi mungesa e spektatorëve!

Dramaturgu dhe gazetari i njohur Bashim Hoxha deklaroi në emisionin “Arnautistan” se sot bëhet pak për dramaturgjinë shqipe. Ai theksoi se është një alibi mungesa e spektatorëve, duke vënë në dukje që s’kemi parë ende dramën e parë shqipe të vënë në skenë.

Nuk bëhet asgjë për dramaturgjinë shqipe. Ministria duhet të ketë programe të posaçme për të ngjitur dramaturgjinë shqipe. Drama shkruhen pak sepse nuk është klima. Janë shumë pak ata që marrin mundimin që të shkruajnë është sepse nuk gjejnë hapësirën e duhur. Gabojnë kur thonë që drama s’jep spektatorë. Komedia ime e vënë në Teatrin Kombëtar është mbyllur me sallën plot, sepse pati edhe një regji shumë krijuese dhe aktorë të mrekullueshëm. Është alibi që s’kanë spektatorë. Nuk kemi akoma dramën e parë shqipe të vënë në skenë. Në Teatrin Kombëtar do ishte një detyrë prioritare. Mendoj që një Teatër Kombëtar pa dramën e parë shqipe ka një gjë të mangët.”

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top