MC Networking

Çfarë buke blejmë? Konsumatori përballë rrezikut nga përbërësit (VIDEO)

Ajo që konstatohet tek qytetarët është se janë të painformuar sa i takon përbërësve që buka, përzgjedhja e së cilës bëhet sipas shijeve, ku më e konsumuara mbetet buka e zezë.

Janë shumë të rralla furrat që në ambalazhin e tyre kanë të shkruajtur përbërësit. Për dekanin e fakultetit të bioteknologjsë ushqimore në UBT, Kapllan Sulaj, në furrat e bukës abuzohet me ngjyruesit, të cilët ndonëse nuk japin efekt të menjëhershëm për organizëm, bëhen shkak i sëmundjeve tumorale.

Sulaj thotë se AKU nuk ka kapacitetet e duhura për të kryer analiza të hollësishme për të garantuar sigurinë e konsumatorëve.

Sipas ligjit ushqimor, për produktet e nxjerra në treg ose që mund të nxirren në treg duhet të etiketohen dhe të identifikohen çdo lloj informacioni tjetër, me synim  gjurmueshmërinë në rast të shfaqjes së dëmeve tek konsumatorët.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top