Këshilli Emërimeve në Drejtësi nga sot do të ketë dy anëtarët e rinjë të përzgjedhur me short.
Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska janë zgjedhur nga Gjykatës Kushtetuese për në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Ndërsa Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Sokol Binaj, do të jetë kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për 2022.
Ai u zgjodh anëtar i KED nga gjykata e Lartë në shortin e hedhur në Presidencë dhe automatikisht mban edhe kryesimin e KED për një mandat 1 vjeçar.
Anëtarët e përhershëm të Këshillit të Lartë të Emërimeve në Drejtësi
Nga Gjykata Kushtetuese
-Marsida Xhaferllari (anëtar i përhershëm)
-Elsa Toska (anëtar i përhershëm)
-Altin Binaj (anëtar zëvendësues)
Nga Gjykata e Lartë
-Sokol Binaj (anëtar i përhershëm dhe kryetar i KED)
-Sandër Simoni (anëtar zëvendësues)
Nga Prokuroria e Përgjithshme
-Anila Leka (anëtare e përhershme)
-Thoma Jano (anëtar zëvendësues)
Enton Dhimitri zgjidhet anëtarë i përhershëm i KED, Ridvan Hado, anëtarë zëvendësues i KED, Edlira Petri anëtare e përhershme e KED.
Në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, nga radhët e prokurorëve janë përzgjedhur nga shorti, prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, Anila Leka dhe Thoma Jano.
Në garë morën pjesë Kryeprokurori Olsian Çela dhe prokurorët Arqile Koca, Alfred Prigonati dhe Alma Muça.
0 Comments: