Mjeku infeksionist, Fabian Cenko, e sheh vaksinën si mjetin e vetëm për reduktimin e vdekjeve nga Covid-19. Në studion e lajmeve të MCN TV, përmes një lidhjeje me Skype, Cenko tha se është vaksina shpjegimi për raportin e përmbysur të infektuar-viktima, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në periudhën 2 gusht – 4 shtator ka ndryshime, por ka edhe të përbashkëta. Vitin e kaluar, numri i rasteve të reja ishte 6-7 herë më pak se sot. Vjet kishim 6 herë më pak raste të reja në ditë, 2-3 herë më shumë vdekje dhe 2-3 herë më shumë të shtuar në spital. Mua kjo më mjafton për të kuptuar, se arsyeja kryesore është vaksina. Ajo që unë kam vënë re: shpesh në rrjetet sociale shoh informacione kundër vaksinës, që ose nuk janë të plota ose nuk janë të përditësuar ose janë të pasakta.
Rritjen e numrit të të infektuarve përgjatë ditëve të fundit, Cenko e shpjegon me përhapjen e virusit Delta, i cili sipas tij po gjen terren më të lehtë te të pavaksinuarit.
Rritja lidhet me një përqindje të konsiderueshme të popullatës që ende nuk është imunizuar. Duke pasur parasysh karakteristikat e transmetueshmërisë së lartë të virusit, rritja e rasteve është e pritshme. Varianti Delta e përcakton këtë trend dhe me shumë mundësi do të vijojë të jetë shkaku i rasteve të shtuara. Në njoftimet e pardjeshme, 99,99% e rasteve të reja në Itali shkaktoheshin nga varianti Delta.
Sa i takon vaksinimit të detyrueshëm, Cenko nuk ka dha një përgjigje të prerë, por theksoi se ajo mbetet arma më e fortë për të luftuar virusin.
Nuk e di nëse duhet të jetë i detyrueshëm. Por mendoj se e vetmja mënyrë që kemi për të ulur numrin e rasteve të reja dhe rasteve të rënda është pikërisht vaksinimi. Në momentin kur vaksinimi nuk ka pengesa që lidhen me vaksinat por me vetëdijen për t’i bërë këto vaksina me detyrim është një nga variantet. Nuk besoj që do të ketë një mbyllje si pranverën e kaluar ku bazohem mbi disa element. Do na duhet të bëjmë disa vlerësime tek personat që e kanë kaluar. Kjo do të na japë idenë në muajt e ardhshëm. Ftohja e kohës ndërveprimi në ambiente më të ngushta do tregojë më shumë. Nisja e shkollës dhe karakteristikat e Deltës ecuria do të vazhdojë. Vaksinimi është mënyra e vetme për të ulur infektimet dhe rastet e rënda. Edhe pse vaksina nuk është 100% e sigurt është mënyra e vetme.
0 Comments: