MC Networking

“Shqipëria nuk dështoi në Olimpiadë”, Ruli: Ato që marrim nga buxheti janë para qokash (VIDEO)

Shqipëria i përfundoi pa medalje Lojërat Olimpike të Tokios, larg pritshmërive në disiplina të ndryshme. Për këtë në studion e lajmeve në MCN TV, ka folur presidenti i Federatës së Atletikës, Gjergj Ruli. Ky i fundit u shpreh se Shqipëria nuk dështoi në Lojërat Olimpike, duke thënë se po të bëhet një krahasim me Olimpiadat e kaluara, këtë herë rezultatet janë më të mira. Gjithashtu ai kërkoi mbështetje për sportistët, duke thënë më tej se paratë që marrin nga buxheti, janë para qokash.

INTERVISTA E PLOTË:

1. Z. Ruli, shpresonim shumë në prag të Tokios, jo vetëm për paraqitje dinjitoze, por edhe për rezultate të larta apo medalje, por sërish dështuam. Duke pasur parasysh edhe suksesin e një shteti të ri si Kosova që tashmë ka 3 medalje olimpike, në këndvështrimin tuaj, ku dështon Shqipëria në përgatitjen e sportistëve?

"Nuk do e pranoja që Shqipëria dështoi. Ka një database. Nëse i krahasojmë me të kaluarën, rezultatet janë më të mira, edhe në vende, edhe në përmirësime. Dëshira është e madhe për të marrë medalje, por në fund të fundit jemi shtet i vogël dhe aq sa na është dhënë aq kemi dhënë.

Për Smajlajn thashë që nëse do thyente rekordin kombëtar dhe nëse do tregonte atë që kishte bërë në stërvitje, do merrte medalje. Nuk ndodhi sepse kemi një skuadër shumë të vogël. Në staf duhet të kesh 7-8 vetë. Është e vështirë që një trajner t’i bëjë të gjitha. Gara ka përballë atletë cilësorë, ku shteti dhe federata investojnë shifra të mëdha. Pandemia ka bërë hatanë në të gjitha vendet. Sportistët kanë bërë më të mirën, për të rritur performancën e tyre. Duhet të kujtojmë se Lojërat olimpike janë kulmi për çdo atlet.

Duhet në stafet Olimpike, që të ketë psikolog truri. Nuk është vetëm volumi, stërvitje dhe të shkojmë në garë, ka shumë probleme. Do falënderoja bashkinë, pasi atletët janë nga klubi Tirana.

Sot duhet të ulemi këmbë kryq që të përgatitemi për Olimpiadën e ardhshme. Duhet të punojmë si e gjithë bota. Janë shumë pak, që nuk e hanë arkën e shtetit. Kur ne nuk marrim medalje, e drejtoni gishtin këtej. Këta sportistë janë heronj. Media duhet të jetë çdo ditë me hallet tona."

 

2.Izmir Smajlaj ndodhej në një formë shumë të mirë para Olimpiadës, por në fund mundi të kërcejë larg rezultateve të arritura prej tij në kompeticione të mëparshme duke mos mundur të kualifikohet për në finale. Çfarë ndikoi në paraqitjen e tij?

"Shpesh faji mbetet jetim! Unë dhe Izmiri nuk kishim fatin, që të bënim provën, në stadiumin olimpik. Në u futëm pa e parë se ku do shkonim. Ky nuk është justifikim për ne, por për atletin është. Gabuam. Nuk dua të pështy dhe të më bjeri mbi kokë. Duhet të bëhet një analizë për të gjithë. Duhet të projektojmë 3 vite para, për Lojërat Olimpike. Ne nuk jemi medalierë. Na duhet mbështetje."

3. Luiza Gega arriti të bëhej atletja e parë që kualifikohet në finale, por në Shqipëri ajo nuk ka ende një pistë me standarde ku të stërvitet, pasi edhe ajo e Elbasanit shpreh herë nuk është tërësisht funksionale. Sa e penalizon kjo atletikën?

"Unë jam president atletike dhe kam përgjegjësinë tim. Nuk kemi fatin që e kanë të tjerët. Distanca e një qytetari me stadiumin në Romë, është 30 km. Elbasani është shumë afër, Izimir Smajlaj ka dalë kampion Europe pa pistë. Nëse ne kërkojmë pistën, nuk është pista, është mbështetja financiare. Ai që do, bëhet ai që nuk do, nuk bëhet.

Paratë që marrim nga buxheti, do i quaja që janë para qokash. Në sport bashkëpunojnë shumë. Po ju them një lajm. Në buxhetin e federatës italiane, 180 milion euro, janë nga Rai1. Të gjithë kanë çmim. Sporti nuk është i Gjergjit, është mbarëkombëtar. Duhet parë në një vizion tjetër."

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
“Shqipëria nuk dështoi në Olimpiadë”, Ruli: Ato që marrim nga buxheti janë para qokash (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.