MC Networking

Vlora nën pushtetin e zjarrit, flakët rrezikojnë parkun e Llogarasë

Vatra zjarri të përmasave të mëdha kanë përfshirë zona të ndryshme malore në Vlorë, ndërsa flakët nuk mungojnë as në gadishullin e Karaburunit. Flakët vijojnë të jenë active, ndërsa janë djegur sipërfaqe të mëdha me bimësi, shkurre dhe pet ë ndryshme.

Zjarri ka pushtuar zonën e Bristanit duke u ngjitur në Ravenë e më pas mbi kishën e Marmiroit në Orikum. Terreni mjaft i vështirë e bën të pamundur mbërritjen e forcave zjarrëfikëse në këto zona, ndërsa punonjës dhe specialistë të zonave të mbrojtura së bashku me prefektin e qarkut të Vlorës janë nisur për të parë nga afër situatën.

Situata është problematike, pasi flakët e zjarrit të ndihmuara dhe nga era mund t’i afrohen parkut të Llogarasë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top