Publikimi i një studimi nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura për hartën e re të këtyre zonave ka ngjallur shqetësim të madh te ekspertët e mjedisit.
Në një konsultim të hapur publik këtë të mërkurë ekspertët thanë se konfigurimi i ri i zonave të mbrojtura favorizon aktivitetet ekonomike në dëm të mjedisit.
Lidhur me ndryshimin e hartës së re të zonave të mbrojtura, i ftuar në MCN tv ishte ish-zv/ministri i Mjedisit dhe President i Shoqatës “Ornitologjike” të Shqipërisë, Taulant Bino, i cili tha se u kritikuan ndryshimet pasi sipas tij preket biodiversiteti.
- Zoti Bino, ju ishit pjesë e dëgjesës sot. Çfarë ndryshimesh i janë bërë hartës së zonave të mbrojtura?
Thelbi ishte rishikimi i zonave të mbrojtura dhe ajo që është më shqetësuese është fakti i prekjes së zonave të mbrojtura bregdetare të cilat reduktohet, copëtohet, për ti lënë vend në të ardhmen investimeve të paqëndrueshme si urbanizimi e bujqësia.
Ne sot u e quajtëm procesin jo transparent.
Harta e zonave të mbrojtura është paraprirë nga një vendim i këshillit kombëtar të territorit dhe në atë hartë shihet reduktimi i zonave bregdetare dhe ne e dimë që pas këtyre vijnë përdorimet e këtyre sistemeve që përmenda.
Në rast të dyshimit të zonës së mbrojtur duhet argumentim nga institucionet dhe këto mungonin dhe për këtë arsye e quajtëm jo legjitim dhe duhet të vijojë më tej me legjislacion.
Një sërë dokumetash mungonin.
-Mbi ç’kritere janë bërë këto ndryshime dhe a ka një relacion që argumenton se në zona të caktuara mund të ketë plane të tjera zhvillimi?
Administrata sot ishte e paqartë pse na kishte thirrur në takim. Ishin të paqartë dhe nuk morën përgjigje.
-Pas këtyre ndryshimeve zoti Bino, cilat shihni si zona më të rrezikuara?
Këto zgjerime po ndodhin në pikëpamje që nuk duken prioritet të biodiversitet.
Liqeni i Prespës apo i Ohrit. Një pjesë e tyre janë të rëndësishme për biodiversitetin. Ne duam që këto zona të mos preken sepse janë thelbi i biodiversitetit.
Sot kritikuam mungesën e transparencës dhe kundërshtuam në parim duke thënë që kjo gjë rrezikon habitet dhe specie të caktuara dhe lë pa mbrojtje habitate bujqësore.
E thënë ndryshe ky është një precedent i rrezikshëm që do të thotë sa herë të ketë interesa ekonomike të tkurrim zonat e mbrojtura.
-Dua t’ju pyes direkt për një temë të nxehtë si ajo e luginës së lumit Vjosa, ka një sensibilizim ndërkombëtar për këtë çështje. Çfarë po ndodh me Vjosën?
Kërkesa e një grupimi të OJF dhe dua të them se sot ishim prezent me 44 OJF dhe kërkesa nuk ishte thjesht e disa individëve por e disa personave.
Lugina e Vjosës është tentuar të shpallet Park Natyror, por ne kërkojmë që ajo të shpallet Park Kombëtar sepse i jep mbrojtje më të mirë Vjosës. Kërkesa ishte që të shpallej Park Kombëtar.
0 Comments: