Me përfundimin e zgjedhjeve parlamentare në vend, janë bërë 190 kallëzime për krimin zgjedhor në SPAK.
Lidhur me këtë Rigers Xhemollari nga organizata “Qëndresa qytetare”, i ftuar në edicionin e lajmeve në MCN Tv, thotë se rastet e shitblerjes së votës, janë raste të cilat duhen ndëshkuar në çdo formë, dhe se SPAk do të duhej të kishte publikuar deri tani rastet e denoncimeve.
”Duhet ta ndajmë çështjen e procesit zgjedhor nga ndikimi i blerjes së votës, Ne ishm në disa qendra votimi dhe pamë që procesi ka qenë i mirëadministruar. Por rastet e shitblerjës së votës janë raste të cilat duhen ndëshkuar pavarëisisht se cili subjekt politik i ka kryer ato. Është e paprecendentë se si SPAK
ose cilido organ ligjvënës nuk i ka publikuar ende të dhënat, duhet të provohen ato, duhet që prokuroria të dëshmoj, të hulumtoj, subjektet poliitke të kishin qenë më vigjilente para dhe gjatë zgjedhjeve me denoncimet dhe provat e tyre për tentativat e blerjes së votës”.
Përkitazi me shitblerjen e votës, Xhemollari thotë se në Shqipëri është evidente, më shumë se asgjë, zhvlerësmi i votës së qytetarit.
“Problemi në Shqipëri nuk është sistemi, por zhvlerësimi i votës së qytetarëve, ne duhet ti tregojmë të rinjve se sa e rëndësishme është vota. Nuk kemi ofertë politike dhe si rrjedhojë nuk ka ndërgjegjësim për votën te të rinjtë, që në rënje, në shkollimin fillore deri në atë të lartë”.
0 Comments: