MC Networking

Veliaj: Nuk vë bast për humbjen e Bashës (VIDEO)

Është drejtues politik i qarkut Tiranë, absolutisht i bindur për fitoren e socialistëve më 25 prill, por nuk vë bast që Basha nuk do të jetë kryeministër.

Nuk vë bast, por duke parë si mbeti Tirana në 4 vitet e Lulit, ku të mbaroje punë në bashki duhej të njihje kunatin. Ne jemi parti e qytetarëve, gjasat e fitores së Lulit janë zero, fitorja jonë do jetë e thellë

Nëse impenjimi i tij si drejtues politik nuk i çon socialistët drejt fitores, Veliaj dorëhiqet.

Unë nuk do vazhdoj të jem drejtues politik, nuk ka kuptim të jem më. Por unë them që s’do humbasim, pyetja është sa thellë do fitojmë, se që të dalim të dytët të tretët nuk bëhet fjalë.

Ajo që u konceptua si spostim emrash në listë, të të vjetërve të Partisë Socialiste, për Veliajn përbën një strategji për fitore.

Nuk janë spostime, është strategji. Ne kemi garë me kundërshtarin, por kemi dhe një garë të brendshme për popullaritetin e secilit.

Ndërsa fitoren në 25 prill e presin spektakolare si kurrë më parë, në 2017-n, socialistët nga qarku Tiranë kanë nxjerrë 18 deputetë, përballë 11 mandateve që siguruan demokratët.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Veliaj: Nuk vë bast për humbjen e Bashës (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.